Vdes një burrë në një aksident në Kaçanik
Një burrë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Kaçanik.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, vetura që drejtohej nga një grua si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka dalur nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës.
Si shkak i kësaj lëndime për vdekje mori burri që ishte pasagjer në veturë.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Kaçanik 13.05.2023 – 00:06. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar - pasagjer në veturë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi