Vdes një 60-vjeçar në Gjilan, policia dyshon për vetëvrasje - NACIONALE

Vdes një 60-vjeçar në Gjilan, policia dyshon për vetëvrasje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë hollësi në lidhje me vdekjen e dyshimtë të një personi në Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë, në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se në një rrugë të një lagjeje të Gjilanit është gjetur një person i shtrirë.

Policia njofton se njësitet policore relevante dhe ekipi e emergjencës, së bashku me mjekun kujdestar, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e 60-vjeçarit me inicialet A.G.

Policia po ashtu ka treguar se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe, sipas hetimeve të para, dyshohet për rast vetëvrasjeje.

Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”- thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme