Vdes në vendin e punës në Gjermani një burrë nga Deçani - NACIONALE

Vdes në vendin e punës në Gjermani një burrë nga Deçani

3 orë më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shtetas i Kosovës dyshohet se ka pësuar një aksident në vendin e punës.

Viktima dyshohet të jetë një 42-vjeçari F.B., me prejardhje nga Deçani, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai ka rënë nga një vinç gjatë kryerjes së detyrës, duke pësuar lëndime fatale. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

Të premten, familjarë, miq dhe bashkëqytetarë i dhanë lamtumirën e fundit 42-vjeçarit në vendlindjen e tij, në Deçan

Lajme të ngjashme