Vdes në moshë të re sekretari i AAK-së në Deçan - NACIONALE

Vdes në moshë të re sekretari i AAK-së në Deçan

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur në moshë të re Rifat Stojkaj, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega Deçan.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Postimi:

Na pikëlloi shumë lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut tonë, Rifat Stojkaj.

Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës. Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit. Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite.

Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë.

U prehtë në paqe!

Lajme të ngjashme