Vdes në moshë të re infermieri Bujar Vitija - NACIONALE

Vdes në moshë të re infermieri Bujar Vitija

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë infermieri Bujar Vitija.

Në njoftimin e ShSKUK-së është thënë se Vitija ka qenë punëtor i shquar dhe i zellshëm.

Ky shërbim i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin e rëndë për humbjen e infermierit Bujar Vitija, i cili vdiq papritmas, në moshë të re. Ai ishte punëtor i shquar, i zellshëm dhe me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. I ri dhe plot energji, gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte të tjerë, pa e kursyer veten në asnjë moment. Përkushtimi dhe përkujdesja e tij për pacientët do të mbesin të paharrueshme në kujtimet tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve të tij, për këtë humbje dhe zbrazëti të madhe që la pas”, është thënë në njoftimin e ShSKUK-së.

Lajme të ngjashme