Vdes në burg krimineli Mladiq, “Kasapi i Bosnjës” ishte i dënuar me burgim të përjetshëm
Ish-komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mladiqi, ka vdekur sot në Hagë, në moshën 85-vjeçare.
Ai ishte i dënuar për krime lufte në Bosnjë me burgim të përjetshëm.
Mladiqi, i njohur “Kasapi i Bosnjës”, ishte dënuar përfundimisht në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të popullsisë civile, shfarosje dhe vrasje, dëbim dhe akte çnjerëzore, terrorizim dhe sulme të paligjshme ndaj Sarajevës, si dhe marrjen peng të ushtarëve të OKB-së.