Vdes motoçiklisti në Komoran të Drenasit pas aksidentit me dy vetura
Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident rrugor në Komoran, Drenas, gjatë mesditës së sotme.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur për Nacionalen se aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 në rrugën “Nazmi Gashi” duke rezultuar fatal për motoçiklistin.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.