Vdes meterologu i njohur, Sylë Tahirsylaj - NACIONALE

Vdes meterologu i njohur, Sylë Tahirsylaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka vdekur pasditën e së dielës.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjete sociale.

“Miq, familjarë të dashur ju njoftojmë që babai ynë Prof. Dr.sci. Sylë (Ramë) Tahirsylaj papritmas ndërroi jetë para pak çastesh. Për detaje te varrimit ju njoftojmë!”, ka njoftuar e bija e meteorologut.

Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Lajme të ngjashme