Vdes kornisti i Filharmonisë, ishte pjesë edhe e FSK-së
Ka ndërruar jetë papritmas në moshën 31-vjeçare kornisti i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi. Vdekjen e të riut e kanë konfirmuar familjarët e tij.
Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë ndërsa atë universitar në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar edhe me instrumentistë të njohur ndërkombëtar si: Guido Curti (Itali), Gregory Jones (SHBA), Premysl Vojta (Çeki) etj.
Që nga viti 2012 ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”.