Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në Ferizaj - NACIONALE

Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në Ferizaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur këmbësorja e cila u përplas nga një veturë në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se një grua rreth 40-vjeçare kishte pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Telegrafi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Driton Islami”, ku një veturë e tipit “Opel” me targa vendore u përplas me një këmbësore.

Sipas Veselit, drejtuesi i veturës nuk u ndal në vendin e ngjarjes dhe u largua në drejtim të panjohur.

Viktima, një grua rreth 40 vjeç, pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ku fatkeqësisht, ndërroi jetë.

“Në orën 19:15, nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se viktima, e cila ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë,” deklaroi Veseli.

Lajme të ngjashme