Vdes kameramani i RTK-së, Fatmir Bajrami - NACIONALE

Vdes kameramani i RTK-së, Fatmir Bajrami

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur kameramani i Radiotelevizionit të Kosovës, Fatmir Bajrami.

Në një komunikatë, AGK ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

“Fatmir Bajrami përpos kontribues në profesionin e tij prej kameamani në media, dha kontribut edhe në kinematografinë vendore. Ai ishte mentor dhe udhëheqës për shumë breza kameramanësh, në Transmetuesin Pubilk të Kosovës.

Kontributi i tij i veçantë gjatë viteve të 90-ta dhe në kohën e luftës, duke sjellë përmes kamerës realitetin nga frontet e luftës dhe kampet e refugjatëve, do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë kolektive.” - thuhet në reagimin e AGK-së.

Lajme të ngjashme