Vdes Jeton Berisha, i cili bashkë me dy djemtë e tij u plagos në Pejë
Ka ndërruar jetë sot Jeton Berisha, i cili më 22 maj është plagosur në Pejë nga Agron Gashi. Ky i fundit, në këtë rast, kishte plagosur edhe dy djemtë e viktimës.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar vdekjen e Berishës.
“Është lëshuar urdhëri per obdukimin e viktimës nga Prokurori i shtetit”, ka thënë Nikçi, raporton EO.
I dyshuar për plagosjen e viktimave, Agron Gashi, ndodhet në paraburgim.