Vdes Ismail Hasani, profesor i sociologjisë në UP
Departamenti i Sociologjisë i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar për vdekjen e profesorit të njohur, Ismail Hasani.
Në njoftimin e këtij departamenti theksohet se Hasani ka qenë profesor në një grup lëndësh.
Tutje, aty shkruhet se Hasani ka pasur një mori botimesh, përfshirë dy libra në lidhje me raportin në mes religjionit dhe identitetit kombëtar te shqiptarët.