Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Esat Tahiri - NACIONALE

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Esat Tahiri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari e Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka vdekur ish luftëtari i UÇK-së, Esat Tahiri.

Lushtaku ka thënë se Tahiri ishte një luftëtar i zoti i UÇK-së.

“Me zemër të thyer e dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit sypatrembur, mikut të veçantë, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëqytetarit të respektuar, Esat Tahiri.”

“Esati ishte luftëtar i zoti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i imi i ngushtë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, burrë i fjalës e punëtor i palodhur. Kontributi i tij për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës do të mbetet i paharruar.”

“Ngushëllime familjes Tahiri, miqve e dashamirëve. U prehtë në paqe!”

Lajme të ngjashme