Vdes ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi - NACIONALE

Vdes ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur në moshën 89-vjeçare Servet Pëllumbi, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-deputeti i PS-së.

Servet Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe konsiderohet një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare pas viteve ’90.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai ka mbajtur poste të rëndësishme në jetën politike të vendit, duke dhënë kontribut si deputet dhe si drejtues i Kuvendi i Shqipërisë në periudha kyçe të tranzicionit demokratik.

Për angazhimin dhe rolin e tij në jetën publike dhe institucionale, ai është nderuar me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Alfred Moisiu.

Lajme të ngjashme