Vdes ish-kryetari i Komunës së Rahovecit - NACIONALE

Vdes ish-kryetari i Komunës së Rahovecit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari aktual i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“I tronditur dhe me pikëllim të thellë, mësova për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska.” – ka thënë ai përmes një shkrimi ku ka ngushëlluar familjen e tij.

Tutje, Latifi ka thënë:

“Qeska dha kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec. Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore”.

Lajme të ngjashme