Vdes ish-kapiteni dhe ish-menaxheri i Anglisë, Kevin Keegan - NACIONALE

Vdes ish-kapiteni dhe ish-menaxheri i Anglisë, Kevin Keegan

12 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kapiteni dhe ish-menaxheri i Anglisë, Kevin Keegan, ka vdekur në moshën 75-vjeçare, njoftoi të hënën ish-klubi i tij, Newcastle United.

Familja e Keeganit dhe Newscastle kishin njoftuar në janar se dy herë fituesi i çmimit “Futbollisti Evropian i Vitit” po trajtohej për kancer, pa dhënë hollësi për sëmundjen e tij. Në qershor, Keegan zbuloi se kishte kancer në fazën e katërt, raporton televizioni CNN.

“Si lojtar, ai solli talent të klasit botëror, ambicie dhe besim në St James Park, duke ndihmuar në transformimin e perceptimeve për atë se çfarë mund të ishte Neëscastle United” – tha ish-klubi i tij.

Keegan kishte fituar shumë trofe me Liverpoolin para se të luante në Gjermani për Hamburgun. Arritjet e tij ia sollën Topin e Artë më 1978 dhe 1979.

Ai ka shënuar 21 gola në 63 paraqitje për Anglinë mes viteve 1972 e 1982.

Lajme të ngjashme