Vdes ish-gazetari Seremb Gjergji
Ish gazetari dhe ish kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës, Seremb Gjergji, është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook bashkëshortja, Sama Bajraktari Gjergji.
“Lamtumirë fytyra ime e bukur e kësaj bote”, ka shkruar ajo.
Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.
Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjate e pas luftës ne Kosove ne disa mediume te shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv ne disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe ne opinione te shkruara.