Vdes i dënuari për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq - NACIONALE

Vdes i dënuari për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviq, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd, raporton Radio Televizioni i Serbisë.

Pavkoviq ishte dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave.

Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviq u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët.

Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

Nga viti 2000 deri më 2002, Pavkoviq shërbeu si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave.

Më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s në Republikën e atëhershme Federale të Jugosllavisë, ai ishte komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave.

Në vitin 2009 u shpall fajtor në Hagë për të gjitha akuzat që e ngarkonin: dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova, në gjysmën e parë të vitit 1999.

Lajme të ngjashme