Vdes i burgosuri në qendrën e paraburgimit të Prishtinës - NACIONALE

Vdes i burgosuri në qendrën e paraburgimit të Prishtinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ka bërë një njoftim për opinionin publik dhe mediat, në faqen e tyre në “Facebook”, ku njofton se në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, në orën 06:18, i burgosuri me inicialet H.B, ka ndërruar jetë.

I ndjeri, është pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, më 17.05.2024, ku është konstatuar se vuante nga një sëmundje kronike. Trajtimi ka vazhdua edhe gjatë kohës kur H.B ishte në paraburgim nga mjekët, specialistë konsultantët dhe institucione tjera.

Mbrëmë rreth orës 22:00 gjendja e tij është përkeqësuar, ku është thirrur Emergjenca e qytetit.

“Në mëngjes, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri dhe është kërkuar mbështetje nga ekipi i Emergjencës së qytetit. Ky ekip, së bashku me ekipin mjekësor të burgut, janë përpjekur për reanimim, por pa sukses. Në orën 06:18, nga të dy ekipet është konstatuar vdekja e të burgosurit”, njofton SHKK & DSHB.

E plotë:

Njoftim nga SHKK & DSHB
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 06:18, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës ka ndërruar jetë i burgosuri H.B.
Ai është pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë më 17.05.2024, dhe gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim. Trajtimi ka vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera, sipas indikacioneve.
Gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00, dhe është thirrur Emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe stabilizuar gjendjen e të burgosurit.
Në mëngjes, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri dhe është kërkuar mbështetje nga ekipi i Emergjencës së qytetit. Ky ekip, së bashku me ekipin mjekësor të burgut, janë përpjekur për reanimim, por pa sukses. Në orën 06:18, nga të dy ekipet është konstatuar vdekja e të burgosurit.
Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

Lajme të ngjashme