Vdes gruaja në Vushtrri pasi ra në bunar
Një grua ka vdekur pasi ka rënë në bunar në Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës”.
Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.
Raporti i plotë:
VDEKJE E DYSHIMTË
Vushtrri 06.06.2023 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare ka rënë në bunar. Njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.