Vdes gazetari Haqif Mulliqi - NACIONALE

Vdes gazetari Haqif Mulliqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur në moshën 63 vjeçare gazetari, dramaturgu e shkrimtari, Haqif Mulliqi.

Lajmi është bërë i ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur ngushëllime.

“Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 - 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare.” – thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Mulliqi po ashtu, ka qenë profesor në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë dhe në Fakultetin e Arteve.

“Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji. Gjithashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Mulliqi ka dhënë gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë.” – thuhet mes tjerash.

Lajme të ngjashme