Vdes Frank Wisner, ish-Përfaqësuesi Special i ShBA-së për bisedimet për statusin e Kosovës - NACIONALE

Vdes Frank Wisner, ish-Përfaqësuesi Special i ShBA-së për bisedimet për statusin e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

“The New York Times” raportoi se ka vdekur Frank Wisner, ish-diplomati i lartë amerikan që shërbeu edhe si Përfaqësues Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e statusit të Kosovës në vitin 2005 që përfundoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Wisner ishte emëruar i dërguar i posaçëm nga asokohe Sekretaresha e Shtetit, Condolezza Rice – për të asistuar ish-Presidentin e Finlandës, Marti Ahtisaari, të negocionte zgjidhjen e statusit të Kosovës që çoi në pavarësimin e vendit.

“Ambasadori Wisner do të ofrojë mbështetjen amerikane për negociatorin kryesor ndërkombëtar, të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në përpjekjet e tij për të bashkuar liderët serbë dhe kosovarë për diskutime mbi statusin e ardhshëm të Kosovës. Anëtarët e Grupit të Kontaktit kanë përcaktuar se zgjidhja e kësaj çështje është çelësi për sigurimin e stabilitetit në Evropën Juglindore”, njoftonte asokohe DASh-i.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme