Vdes 26 vjeçari, u ther me thikë dje në Prizren - NACIONALE

Vdes 26 vjeçari, u ther me thikë dje në Prizren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 26-vjeçar ka vdekur në repartin e kujdesit intensiv të QKUK-së, pas lëndimeve të marra nga një therja me thikë.

A. Th që nga mbrëmja e kaluar ishte nën trajtim, pasi u zbulua në gjendje kritike në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit, i cili besohet se është hedhur nga vetura nga persona të paidentifikuar.

Zëdhënësi i policisë Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për Gazetën Express arrestimin e një të dyshuari, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar.

Konfirmimi:

Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 është raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire në tokë.

Patrolla policore i është përgjigjur rastit ku është kuptuar që viktima ishte therrur me thikë. Është njoftuar urgjenca e qytetit, të njejtin e kanë dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur.

Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.

I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit.

Lajme të ngjashme