Vdes 22-vjeçari në aksidentin në rrugën Mitrovicë-Prishtinë - NACIONALE

Vdes 22-vjeçari në aksidentin në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pak para mesnatës, rreth orës 23:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin që kalon në zonën e Vushtrrisë.

Viktima ishte drejtues i motoçikletës dhe, si pasojë e lëndimeve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit e trafikut, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thotë PK.

Lajme të ngjashme