Vdes 20-vjeçarja që u godit nga treni në Prishtinë
Ka vdekur 20-vjeçarja që ishte goditur më 26 mars nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Lajmi është konfrimuar nga shefi i Intensivës në QKUK, Shaqir Uka.
Ai ka thënë se 20-vjeçarja ishte duke u trajtuar që disa ditë në këtë klinikë.
“Pacientja të cilës ju i referoheni, ka qenë duke u trajtuar që disa ditë tek ne. Lëndime kanë qenë tepër të mëdha dhe fatkeqësisht ajo s’ka mundur që t’ju bëjë ballë. Ajo sot në orët e hershme të paradites ka vdekur.” – ka thënë ai për Klankosova.