Vdes 17-vjeçarja që u aksidentua me motoçikletë në Drenas
Në mëngjesin e së hënës, një 17-vjeçare me inicialet L.H. u vetëaksidentua me motoçkiletë në fshatin Dobroshec të Drenasit.
Fatkeqësisht, vajza 17-vjeçare nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë.
Siç raporton Klan Kosova, lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë publik familjarët e saj, duke treguar se varrimi i të ndjerës bëhet me datë 12 qershor.