Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë, Hoxhaj: Kjo dhimbje ka prekur gjithë Kosovën - NACIONALE

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë, Hoxhaj: Kjo dhimbje ka prekur gjithë Kosovën

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur i tronditur nga aksidenti tragjik i mbrëmshëm në Vjenë ku kanë humbur jetën tre kosovarë.

Ai ka vlerësuar se humbja e këtyre jetëve në vendin e punës ka prekur të gjithë Kosovën.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Kosova u trondit dje nga lajmet për aksidentin e tmerrshëm në Austri që ua mori jetën 3 kosovarëve, në vendin e tyre të punës. Një dhimbje e rëndë që na prek të gjithëve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet Bajrami, Musliu dhe Zekaj. Ju uroj forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i tyre do të jetojë gjithmonë tek më të dashurit e tyre”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme