Vdekja e të riut në Lipjan të duar të policisë, Haxhiu: Presim raportin e autopsisë, IML-ja ende s’ka dorëzuar raport preliminar - NACIONALE

Vdekja e të riut në Lipjan të duar të policisë, Haxhiu: Presim raportin e autopsisë, IML-ja ende s’ka dorëzuar raport preliminar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në një reagim për vdekjen – që dyshohet të jetë vrasje nga pakujdesia – të një të riu 27 vjeçar në duar të pesë policëve të Kosovës, ka thënë se po pritet raporti final i autopsisë.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Me urdhëresë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu. IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast.

Lajme të ngjashme