Vdekja e Rexhep Qosjes, e premtja do të jetë ditë zie në Kosovë
Ushtruesja e detyrës se presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se për nder të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja dita e premte do të jetë ditë zie në Kosovës.
Ajo ka vlerësuar se shteti i Kosovës shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.
“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar Haxhiu.