Vdekja e një punëtori të ndërtimit në Ferizaj, Prokuroria ndalon për 48 orë një person
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet N.E., i dyshuar për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Rasti lidhet me vdekjen e një punëtori që ra nga një objekt në ndërtim në rrugën “Remzi Hoxha”.
Prokuroria ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës për hetime të mëtejshme.
“Janë duke u ndërmarrë veprime për zbardhjen e rrethanave”, thuhet në njoftim.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa procedurat ligjore ndaj të dyshuarit do të vazhdojnë.