Vdekja e këmbësorit në Veternik, në Twitter hapet anketë: A duhet të vendosen semaforë? - NACIONALE

Vdekja e këmbësorit në Veternik, në Twitter hapet anketë: A duhet të vendosen semaforë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Para disa ditëve një person ka humbur jetën pasi u goditë nga një veturë në Veternik të Prishtinë afër qëndrës të tregtare “Albi Mall”.

Megjithatë, nuk është rasti i parë që këmbësorët që kalojnë këtë rrugë rrezikohen nga veturat.

Kësisoj, në rrjetin social Twitter është hapur një anketë se a duhet të vendosën semaforë në këtë rrugë.

Gazmend Demolli ka hapur këtë anketë me pyetjen se “a mendoni se: — duhet vendosur disa kalime këmbësorësh me semafora nga Albi deri te Stacioni, apo — të mbetet autoudhë e rrezikshme dhe e kongjestionuar urbane?

Opisonet janë që kjo rrugët të mbetet kështu siç është dhe opsioni tjetër është që të bëhen kalime për këmbësorë.

Prishtina ka ndërruar perimetër. A mendoni se: — duhet vendosur disa kalime këmbësorësh me semafora nga Albi deri te Stacioni, apo — të mbetet autoudhë e rrezikshme dhe e kongjestionuar urbane?” – ka shkruar ai ku ka kërkuar të votohet.

Lajme të ngjashme