Vdekja e dy punëtorëve të ndërtimit, Latifi: Qeveria i thotë vetes ‘e majtë’, nuk bën asgjë - NACIONALE

Vdekja e dy punëtorëve të ndërtimit, Latifi: Qeveria i thotë vetes ‘e majtë’, nuk bën asgjë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi, reagoi pas raportimit të vdekjes s ëdy punëtorëve të ndërtimit në vend të punës, për çka shkakun kryesor e identifikoi në kushte të mjerueshme të punës “si të kapitalizmit të egër të shekullit 19”.

“Qeveria, që i thotë vetes e majtë, nuk bën asgjë më shumë përtej një proteste ditore që harrohet shpejt”, tha Latifi.

Postimi i plotë:

Edhe dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën sot. Industria e ndërtimit në Kosovë është ndër më vdekjeprurëset. Shkaku është krejt i qartë: kushtet e punës në këtë industri janë si ato të kapitalizmit të egër të shekullit XIX. Shto kësaj edhe faktin se pagat e këtyre punëtorëve janë kryesisht të mjerueshme. Vdekjet që ndodhin vazhdimisht përfundojnë si lajme ditore, të paketuara me sentimentalizma në rrjetet sociale.

Qeveria, që i thotë vetes e majtë, nuk bën asgjë më shumë përtej një proteste ditore që harrohet shpejt. Edhe partitë tjera po ashtu. Sindikatat janë praktikisht të vdekura. Ndërkohë, të ashtuquajturat "grupe me ide të majta", në vend që të protestojnë për këta njerëz të shkretë që përditë plandosen të vdekur nga skelet e ndërtesave, merren me shkrime parullash për Palestinën, nëpër muret dhe rrugët e Kosovës. Budallenj dhe hipokritë!

Lajme të ngjashme