Vdekja e Agon Zejnullahut në Lipjan, EULEX kërkon “sqarim të plotë dhe transparent”
Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka shkruar rreth vdekjes – që dyshohet të jetë vrasje nga pakujdesia prej pesë policëve të Kosovës – të 27 vjeçarit Agn Zejnullahu që vdiq duke kërkuar “sqarim të plotë dhe transparent”.
“Marr parasysh fillimin e menjëhershëm të hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës pas vdekjes së një personi në Lipjan, presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit, duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe standardet e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Barbano në platformën sociale, X.