Vdekja e 32-vjeçarit në KEK, Sindikata kërkon përgjegjësi nga menaxhmenti - NACIONALE

Vdekja e 32-vjeçarit në KEK, Sindikata kërkon përgjegjësi nga menaxhmenti

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh.

Arbenit Ahmeti, 32 vjeç, u varros dje në Varrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Pas kësaj ngjarjeje, Sindikata e Re e KEK-ut ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe masa konkrete për sigurinë e punëtorëve.

“Të humbasësh një koleg në frontin e punës është njësoj si të humbasësh një bashkëluftëtar në betejë”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Sindikata pretendon se brenda shtatë muajve katër punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës dhe ka ngritur pyetjen se pse, sipas saj, nuk ka pasur dorëheqje morale nga drejtuesit përgjegjës.

Në reagim kritikohen gjithashtu shpenzimet për këshilltarë të jashtëm dhe përdorimin e automjeteve zyrtare, duke pretenduar se këto mjete mund të orientoheshin në pajisje mbrojtëse dhe përmirësimin e kushteve të punës.

“Siguria në KEK duhet të jetë prioriteti numër një, jo vetëm pas një tragjedie, por çdo ditë që një punëtor hyn dhe del nga vendi i punës”, thuhet në fund të reagimit të nënshkruar nga kryetari i sindikatës, Xhelal Jashari.

Lajme të ngjashme