vazhdon takimet: Kësaj rradhe takohet një ekspert amerikan
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është takuar me John Potts, një ekspert amerikan John Potts. Sipas njoftimi të të dhënë në faqën e ministrisë së Shëndetësisë, Potts ka luajtur rolin e zëvendës kryetarit për shkollim specialistik në ShBA.
Vizita e Potts në Kosovë ka një mision. Ai ka ardhur në cilësinë e ekspertit të jashtëm të Grupit Punues për hartimin e Udhëzimit të ri Administrativ për Shkollimin Specialistik në Kosovë.
"Ministri Latifi i shprehu Dr. Potts mirëseardhje në vendin tonë dhe e falënderoi atë përzemrësisht për gatishmërinë e tij që të ndihmojë Ministrinë e Shëndetësisë për reformimin e thellë të programit kombëtar për shkollim specialistik, duke pasur parasysh ekspertizën e tij të madhe shumë-vjeçare në udhëheqjen e këtij programi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", shkruhet në njoftimin e dhënë nga ministria e Shëndetësisë.
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë: