Vazhdon seanca e Kuvendit, në rend dite rezoluta për grevat
Kuvendi i Kosovës sot do t`i vazhdojë punimet e seancës në të cilën do të jetë në rend dite edhe rezoluta e propozuar nga PDK-ja rreth grevave në vend.
Kjo rezolutë ka disa pika. Në pikën e parë të kësaj rezolute i kërkohet Qeverisë që në afat prej 48 orësh nga miratimi i saj në Kuvend të zhvillojë negociatat e nevojshme me Këshillin Grevist të BSPK-së apo personat e autorizuar të BSPK-së deri në zgjidhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e Grevës.
Si pikë e dytë i kërkohet Qeverisë që brenda 5 ditësh nga miratimi rezolutës të përfshijë përfaqësuesit e autorizuar të BSPK-së në Grupin Punues për hartimin e Projektligjit të Pagave, para miratimit të tij dhe të marr në konsideratë propozimet e tyre.
Në pikën e tretë të kësaj rezolute që e lexoi shefi i deputetëve të PDK-së i kërkohet Qeverisë të adresojë masat për kërkesat tjera të sindikatave.
Në rend dite të seancës së sotme, janë edhe dhjetëra pika që kanë mbetur pa u përfunduar në seancën e kaluar.