Vazhdon problemi me qentë endacakë, "mblidhen" në oborrin e Qeverisë
Kryeqyteti po vazhdon të përballet me problemin e qenve endacakë, ku anise është përmendur disa herë trajtimi i kësaj çështje, situate vazhdon të jetë e njëjtë.
Një lexues i Nacionales ka dërguar një video në redaksinë tonë, ku shihen qentë endacakë në oborrin e objektit të Qeverisë.
Ndërkohë, Kurti ka folur pikërisht dje për problemin me qentë endacakë, duke thënë se është një situatë shqetësuese për të gjitha komunat.
“Është çështja e qenëve të braktisur dhe endacak. Ky është një shqetësim që e ka çdo komunë dhe për të cilën qeveria e ka krijuar grupin koordinues të udhëhequr Ministria e Administrimi të Pushtetit Lokal. Strategjia e dalë nga ai grup parasheh disa hapa ndër institucional ndër to, ndërtimin e strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenëve. Për momentin Grupi punues propozon ndërtimin e katër strehimoreve në katër komuna. Në Prishtinë, në Prizren, në Pejë dhe Gjilan e Kamenicë…Iu bëjë thirrje që të bashkëpunoni sa më ngushtë më këtë Grup koordinues në arritjen e objektivave të synuara nga të cilët përfitues janë të gjithë.” – ka thënë ai.