Vazhdon përplasja e Edi Ramës me shtetin bullgar: Dikush t'ju ndihmojë me përkthimin - NACIONALE

Vazhdon përplasja e Edi Ramës me shtetin bullgar: Dikush t'ju ndihmojë me përkthimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është përgjigjur sërish ministrisë së jashtme të Bullgarisë, pasi këta të fundit lëshuan një deklaratë, ku e quajtën të papranueshme gjuhën e Ramës ndaj Bullgarisë, gjatë një forumi në Slloveni.

Ministria e Bullgarisë, i tha Ramës se s’di të komunikojë si një europian, teksa ky i fundit ka thënë se ministrisë së Bullgarisë i duhet një përkthyes për ato që thotë.

“Ndoshta dikush mund të ndihmojë me përkthimin miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare për përgjigjen time në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata. Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në Qershor. Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot se sa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik në Bled nuk mund ta marr si një kompliment për forumin dhe panelin, përfshirë dhe veten time. Seriozisht, kjo është e pamerituar”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale

Lajme të ngjashme