Vazhdon dëgjimi publik, anëtarët e KPM-së sërish para deputetëve
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, sot mban mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje do të vazhdon dëgjimin mbikëqyrës i Komisionit të Pavarur për Media.
Në mbledhjen e kaluar të këtij komisioni është parë një presion i i deputetëve të VV-së ndaj anëtarëve të KPM-së.
Një presion i tillë ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile.
Një ditë më parë edhe Zyra e BE-së në Kosovë ka kërkuar që të respektohet pavarësia e këtij institucioni.
“Në një takim me Kryesuesin e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Shefi i Seksionit për Sundim të Ligjit dhe Juridik të PSBE-së theksoi se pavarësia e KPM-së do të respektohet në çdo kohë, se çdo ndërhyrje e motivuar politikisht do të eliminohet dhe se anëtarët e KPM-së duhet të jenë të lirë të ushtrojnë detyrat e tyre. Mbetet thelbësore që Kosova ta miratojë Ligjin për KPM-në në një proces të shpejtë, të hapur dhe transparent, me konsultime të duhura duke përfshirë shoqërinë civile dhe organizatat mediatike”, është thënë në njoftimin e Zyrës së BE-së.