Vazhdon çarja në LDK, Abdixhiku reagon ndaj deputetëve “rebelë” që dolën kundër ujdisë me Kurtin - NACIONALE

Vazhdon çarja në LDK, Abdixhiku reagon ndaj deputetëve “rebelë” që dolën kundër ujdisë me Kurtin

3 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deputetëve “rebelë” brenda këtij subjekti politik.

Abdixhiku ka thënë se beteja e tyre nuk qenka për parime dhe Kosovën, por për postin e kryetarit të LDK-së.

“S’rrotullohet shteti për një ambicie. Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e tyre, duke thënë se LDK-ja është njohur për një klasë politike që “jepte gjithçka për shtetin”, ndërsa ka përfunduar me një mesazh të ashpër: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme