Vazhdojnë zjarret në zonat malore të Kamenicës, kërkohet shtim kapacitetesh për shuarjen e tyre - NACIONALE

Vazhdojnë zjarret në zonat malore të Kamenicës, kërkohet shtim kapacitetesh për shuarjen e tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa zona malore në komunën e Kamenicës janë përfshirë nga zjarret, me flakët që aktualisht po përhapen në territorin e Artanës, konkretisht në rajonin Gugulloc-Bushincë.

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se zjarrfikësit po punojnë për të vënë nën kontroll situatën, megjithatë terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen në disa vatra. Për këtë arsye, autoritetet theksojnë nevojën për shtimin e kapaciteteve dhe mbështetje shtesë nga ekipe të tjera.

Nga raportimet e deritanishme, banorët e zonës nuk janë në rrezik, ndërsa ekipet vazhdojnë përpjekjet për të shuar plotësisht zjarrin.

Ndërkohë, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë përhapjen e flakëve.

Reagimi:

Njoftim për qytetarët e Komunës së Kamenicës

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës se zjarret aktive aktualisht, janë duke ndodhur në territorin e Komunës së Artanës, më saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë.

Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera.

Është e rëndësishme të dihet se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut, si dhe po punohet edhe në këtë orë për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit.

Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve.

Lajme të ngjashme