Vazhdojnë “tërheqjet” prej Vetëvendosjes
Në vazhdën e disa tërheqjeve e dorëheqjeve, nga Vetëvendosje, tash kur po zhvillohet gara e brendshme aty, vjen edhe tërheqja e rradhës.
Mimoza Bushrani, e cila para pak kohësh njoftoi për kandidaturën e saj për kryetare të forumit të gruas, në Prizren, ka njoftuar se është tërhequr nga gara, siq tha vetë Bushrani, për arsye përsonale.
Statusi i plotë i saj:
Të dashur anëtarë e të dashura anëtare të Lëvizjes në Prizren
Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, ditë më parë ju pata njoftuar se e kam dorëzuar aplikacionin pranë KZP-së, për të qenë kandidate për Kryetare të Gruas së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Prizren. Edhe pse KZP-ja më ka kualifikuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, ju njoftoj se për shkaqe personale tërhiqem nga kandidatura.
Ju falënderohem të gjithëve që e mbështetët kandidimin tim! Kundërkandidateve ju dëshiroj sukses me bindje se mbështetja dhe pjesëmarrja e grave dhe vajzave në vendimmarrje brenda organeve drejtuese do të mund të fuqizohet edhe më shumë.
Me respekt, Mimoza Bushrani