Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët bllokojnë universitetet - NACIONALE

Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët bllokojnë universitetet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Protestat në Serbi janë duke vazhduar edhe sot.

Siç shkruan “N1”, medium opozitar serb, bllokada e studentëve është duke vazhduar edhe sot, ndërsa fakultetet në Serbi janë të bllokuara.

Gjithnjë sipas raportimit, numri i protestuesve është duke u rritur, pasi “më shumë nxënës të shkollave të mesme janë duke iu bashkuar bllokadës studentore”.

Universitetet në Beograd dhe Novi Sad, por edhe shumica e fakulteteve në Kragujevc dhe Nish, i kanë pezulluar ligjëratat.

Protestat kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, janë duke u organizuar si një lloj përkujtimi për 15 njerëzit që vdiqën si pasojë e rrëzimit që ngjau në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor.

Lajme të ngjashme