Vazhdojnë procedurat për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta “speciale” të Serbisë - NACIONALE

Vazhdojnë procedurat për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta “speciale” të Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth pasaportave të ashtuquajtura “speciale” që lëshohen nga Direktorati Koordinues në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë për serbët e Kosovës, janë duke vazhduar procedurat për liberalizimit të vizave në Bashkimin Evropian, lëvizje kjo që ka ngjallur reagime të ashpra te autoritetet e Kosovës duke qenë se pasaportat e tilla trajtohen si “të paligjshme” si dhe në aspektin politik shihen si “demotivim të serbëve për t’u integruar në institucionet e Kosovës”.

Portali “European Western Balkans” raportoi se procedurat janë duke vijuar tutje dhe se Parlamenti Evropian është duke hartuar raportin përkatës për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave të këtilla.

Procedura sapo ka filluar në Parlamentin Evropian me paraqitjen e draft raportit. Pas fazës së amendamenteve, dosja do të duhet të përgatitet për miratim fillimisht në nivel komisioni dhe më pas në nivel plenar”, shpjegon Matjazh Nemec, i caktuari raportues përgjegjës nga Komisioni për Liri Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian.

Sipas tij, shpejtësia e të gjithë këtyre hapave varet nga disa faktorë, siç janë një sërë amendamentesh të paraqitura dhe mbështetja e grupeve politike në Parlamentin Evropian.

Kur dhe çfarë të miratohet në Parlamentin Evropian, ai do të përcaktojë nëse nevojiten negociata ndërinstitucionale”, shton Nemec.

Lajme të ngjashme