Vazhdojnë kritikat e VV-së ndaj Abazit, Pacolli: Askush nuk e ka lavdëruar
Kritikat e deputetëve të VV-së ndaj ish-deputetit të kësaj partie nuk kanë të ndalur. Një ditë pasi Abazi është përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë në pushtet, deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli, ka thënë se Abazi nuk ka qenë bashkëpunues.
Në emisionin “Debat Plus”, ajo ka thënë se askush prej kolegëve nuk e ka lavdëruar deputetin Abazi.
“Sa i përket deputetit Haki Abazi, prej momentit kur ka filluar ky mandat nuk ka gjetur rahati. Sepse është egoja e tij, është person jo bashkëpunues, unë tani në Kosovë nuk kam takuar asnjë person me të cilët edhe ka punuar edhe ka bashkëpunuar, sidomos me organizatat joqeveritare, të cilat e lavdërojnë ose flasin për të se është bashkëpunues”, ka thënë Pacolli.
Madje, sipas saj, këtë qasje deputeti Avaz e ka pasur prej fillimit.
“Nuk ka qenë bashkëpunues prej fillimit. Nuk po themi se është bërë i keq”, është shprehur ajo.
Të mërkurën VV-ja ka marrë vendim që ta largon nga grupi i saj parlamentar deputetin Haki Abazi.