Varroset 18-vjeçari që vdiq pasi u rrah brutalisht në Podujevë
Në varrezat e qytetit në Podujevë i është dhënë lamtumira e fundit Lulzim Fejzullahut, 18 vjeçarit që vdiq pas plagëve të marra nga rrahja që kishte ndodhur një javë më parë.
Veç familjarëve e të afërme në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe qytetarë të shumtë të kësaj ane.
Dy persona të mitur janë arrestuar për këtë krim makabër.
I ndjeri ishte shkelur me veturë, e më pas ishte rrahur brutalisht për vdekje.