Vapë ekstreme në perëndim të Australisë, rrezik për zjarre në natyrë - NACIONALE

Vapë ekstreme në perëndim të Australisë, rrezik për zjarre në natyrë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa pjesë të Australisë Perëndimore u kapluan nga një valë “ekstreme” të vapës të shtunën, duke e shtuar rrezikun për zjarre në natyrë në shtetin me territor të madh, sipas meteorologëve.

Byroja e Meteorologjisë të shtunën la në fuqi një paralajmërim për valë vape ekstreme për zonat Pilbara dhe Gascoyne të Australisë Perëndimore, duke paralajmëruar se temperatura do të jetë në të lartat e të dyzetave gjatë fundjavës, raporton agjencia “Reuters”.

Në qytezën Paraburdoo të Pilbaras, rreth 1.500 kilometra në veri të kryeqytetin rajonal, Perth, për të shtunën është parashikuar temperatura maksimale prej 47 gradësh, mbi gjashtë gradë mbi maksimumin mesatar për janar, sipas të dhënave të parashikuesve. Atje, në orën 11 të paradites, temperatura arriti në 42,7 gradë.

Më 13 janar 2022, në Pilbara u regjistrua temperatura më e lartë ndonjëherë – 50,7 gradë Celsius.

Moti i nxehtë i së shtunës e shton rrezikun për zjarre në natyrë në periudhën edhe ashtu me rrezik të lartë për zjarre, në kohën e fenomenit të motit “El Ninjo”, i cili zakonisht shoqërohet me ngjarje ekstreme si zjarret në natyrë, ciklonet e thatësia.

Lajme të ngjashme