Valon Syla: Mirë që PDK-ja prezantoi formulën 50/50 për gratë, e ilustron me një shaka
Opinionisti dhe Gazetari Valon Syla, ka përshëndetur vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës, për përfaqësim në parti me formulën 50/50.
Syla, si gjithmonë analizës së tij, i ka shtuar edhe një pjesë komike, duke thënë se koha kur gratë e linin pasulin në plloqë, në 2sh, në mënyrë që pas fjalimit në kuvend, ta vazhdojnë zierjen e tij, duhet të përfundojë.
Tutje ai ka shtuar se gjithmonë ka qenë kundër forumeve të ndara, siq janë ai i gruas e i rinisë, sipas Syles, në botën modern nuk ka vend për këso strukturash.
Postimi i plotë i Sylës:
Gjithmonë kam qenë kundër tipit që gratë me u trajtu ndamas në formume politike. Poashtu edhe rinia, sikur në formatin e deritashëm politik te ne kosovarët, në tipin forumi i gruas, forumi i rinisë e tjerë...
Vendimi 50/50 në PDK është i mirë sepse i shkrinë dhe akujt mes gjinive, moshave e tjerë dhe e ndalon një koncept tradicional të veprimit dhe organizimit politik që ma shumë i takon të kaluarës, apo kohës së shekullit të kaluar.
Edhe ashtu me ligjet kosovare ekziston kuota për gra prej 30% në politikë, dhe ligjet tashmë veç janë moderne, andaj edhe ashtu s'ka pasë nevojë për forume të grave.
Por këto sisteme lypin njerëz të fortë, dhe ata njerëz duhet të jenë të gatshëm dhe proaktiv ta nxjerrin shoqërinë edhe politikën me një fazë tjetër duke u angazhuar vet, por pak ma shumë. Dhe kjo do të merr kohë deri sa të gjithë e kuptojnë se gjysma tjetër botës, që janë gratë, janë shumë të rëndësishme për tregun e punës, zhillimin e shoqërisë, shkencën dhe duke shërbyer vetëm nëpër shtëpitë e tyre, që nuk është send i vogël, potencialisht ne humbin nga mos angazhimi i gjysmës tjetër të popullatës që do të duhej ti shërbenin të gjithë sistemit aq dhe barabartësisht me burrat. As ma shumë as ma pak, por me meritë dhe aftësi.
Koha e grave në parlament, që fjalimet ja u shkrujnë tjetër kush... në disa raste edhe fëmija e tyre, e kur nisen e lojnë pasulin në dysh mbi shporet që kur kthehen me shti për drekë, se burri ose dikush tjetër aty sja jep një dorë, ish dashtë me përfundu... por edhe nëse nuk përfundon tash, së paku këto modele të grave dhe të ngjajshme si nevojiten politikës send.
Kjo nuk nenkupton se ska kësi burra... por tranzicionet zgjatin... dhe njerzit që kyqen në politikë nuk ish dashtë me qenë nën nivelin e shoqërisë, qysh kemi mjaftë raste ose me ardhë me premtime që do të na i ndreqin krejt gajlet tona, pa ja ndreq vetit mas pari...
Edhe mos e kqyrni, veç shkollimin e tyre, por veprën, angazhimin e tyre dhe përvojën. Se me qisi tipa me mastera, që desin uni, aman bollni se na keni lodhë.
Kaq. Urime për gratë.