Valon Syla i reagon Matoshit të VV-së: "Ka mbet si refere e boksit në Amerikë që dalin me parulla në mes të ringut”
Analisti i politikës, Valon Syla, ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, e cila gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës kishte veshur një bluz më mbishkrim kundër partive opozitare.
Syla ka thënë se veprimet e Matoshit janë si “refere e boksit në Amerikë që dalin me parulla në mes të ringut”
“Impotenca në Qeverisje e Albin Kurtit dhe VV, ja ka prish edhe humorin ish kunatës së Vali Corleones. Ka mbet si refere e boksit në Amerikë që dalin me parulla në mes të ringut me kallxu edhe sa runda ka mbet.”
“Hala spe dini se knockout jeni. Jeni trullavshëm... por ju del ç'pija, kur kryhet epoka e sondazheve e del rezultati i zgjedhjeve.” – ka shkruar Syla në Facebook.